Shkrumbohet nga zjarri magazina e kafesë, rreth 400-500 mijë euro dëm

02/09/2018 - 17:30

Foto nga vendi i ngjarjes

Një magazinë kafeje në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët e zjarrit rreth orës 15:30. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 Prilli” në magazinën në pronësi të biznesmenit H.O.

Në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses, të cilat vendosën flakët nën kontroll dhe bënë të mundur shuarjen e tyre. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dëmi sipas pronarit përllogaritet deri në 400 - 500 mijë euro, por do pritet për vlerësimin e saktë të ekspertëve.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike në magazinë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook faktin se një pacient i prekur nga Covid-19 po mba

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura për parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë periudhës së kufizimeve të lëvizjes së shtetas

Banorët e lagjes 8 në Durrës kanë protestuar mesditën e sotme për kërkesa jetike si ushqimi, pasi janë në pamundësi për t’i siguruar vetë

Tridhjetë mjekë shqiptarë do të nisën për në Itali sot në ndihmë të kolegëve të tyre për të përballuar situatën e koronavirusit.

Një 65-vjeçar shqiptar me banim në Romë humbi jetën nga koronavirusi  Vetë bashkëshortja e tij, Anila, e dha lajmin e hidhur përmes një n

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka postuar në rrjete sociale një foto të stafit të avionit “Lasgushi”, të kompanisë Air Albania

Riatdhesohen 6 shqiptarët e parë të ngelur në Bari, të cilët për 14 ditë duhet të vetëkarantinohen.

Kreu i Këshillit Bashkiak Durrës, Ani Dyrmishi dhe kreu i Policisë Bashkiake Vasip Çopa kanë qenë sot në tregun agro-ushqimor për t’i kër

DurrësLajm ishte i pranishëm mesditën e sotme në tregun e fruta-perime në lagjen nr.1, ku ishin vendosur rregulla të rej