74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg dhe që i përkasin Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në Manati të Lezhës. Xhenierët e Forcave të Armatosura kanë zhvendosur predhat dhe sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kanë bërë të mundur parandalimin e një tragjedie.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 tonë municione të rrezikshme.