Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal për 38-vjeçarin nga Durrësi E.Rr., banor i qytetit bregdetar, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, në nje karburant ju gjetën 300 litra naftë, të pa markuara.

Ndërkohë për dy shtetas të tjerë ka nisur procedimi penal sepse tregtonin naftë të papajisur me licencë.

Policia bën me dije se:

  • Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.S, vjeç 25, banues në Fushë Mamurras, Kurbin pasi dyshohet se te mbikalimi i Sukthit, në mjetin tip “Opel” ju gjetën 90 litra naftë, që i tregtonte pa licencë. Nenet 180 e 180/a të Kodit Penal.
  • Më datë 19.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin I.S vjeç 47, banues në Durrës, pasi dyshohet se në rrugën “Petrit Llaftiu”, në fugonin tip “Benz” ju gjetën 100 litra naftë, që i tregtonte pa licencë. Nenet 180 e 180/a të Kodit Penal.