Shoqata e Infermierëve: Ja si mund të shpëtoni nga rrymat nënujore në bregdet

15/07/2018 - 11:19

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë duke parë situatën e në bregdetin në vend, ku në fillim të këtij sezoni ka pasur disa viktima ka botuar një shkrim ku tregon se si mund të shpëtojmë nga rrymët në det.

Shoqata me anë të një shkrimi të botuar në Facebook, tregon disa detaje të rëndësishme në lidhje me rrymat nënujorë në bregdet.

"Çdo vit humbin jetën rreth 40 000 pushues në botë, si pasojë e rrymave të ujit në bregdet. Ato krijohen çdo kund, në çdo plazh dhe nuk shihen me sy. Shkaktar janë erërat që fryejnë në drejtim të bregut të detit, relevi i ndryshuar i rërës nën sipërfaqen e ujit, apo shkëmbinjët për rreth, ku thehen valët. Rrymat e tilla janë të njohur me emrin “Rip Currents” në anglisht. Në bregdetin shqiptar këtë vit kanë humbur jetën një varg qytetarësh në mungesë të njohurive, naivitetit apo mbivlerësimit të forces së tyre personale. Kësaj duhet shtuar domosdëshmërisht edhe kujdesin e pamjaftueshëm në bregdet për sigurinë e pushuesve.

Rip Currents, apo Rrymat e ujit RIP janë rryma shumë të rrezikshme. Ato krijohen shpejt, në ujëra të cekta, krejt papritur dhe nuk mund të njihen me sy. Megjithatë në 80% të rasteve të goditurit nga këto rryma mund të shpëtojnë. Dhimbja për pushuesit e panjohur për mua më shtyri të reshershoj në internet dhe të mësoj nga përvojat e deritanishme se si mund të shpëtoj i godituri në raste të tilla. Rregullat kryesore janë si në vijim:

  • Ruani qetësinë

  • Mos provoni të notoni në anën e kundërt të rrymës së ujit.

Në rast se përfshiheni nga rryma e ujit është më së miri të lejoni që rryma e ujit të ju bartë në det të hapur. Shpejtësia e saj është 2 deri në 3 metra në sekond. Mos e provoni të notoni në drejtim të kundërt sepse këte nuk e arrijnë dot as notuesit më të mirë në botë. Kur rryma e ujit të ju ket sjellur në det të hapur dhe ta ket humbur fuqinë apo edhe të ket pushuar fare, filloni të notoni anash rrymës në drejtim të bregut të detit. Mos keni frikë, ajo nuk do të ju bartë shumë larg. Nëse nuk mundeni të notoni deri në breg të detit, kthehuni me trup nga ana e bregut, ngriteni dorën lartë dhe thërrisni për ndihmë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Eloida Goxhi, Drejtuesja e prokurorisë së Beratit do të dalë ketë të martë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Institucioni i Avokatit të Popullit prej dy vjetësh kërkon që të përgjysmohen, ose të hiqen tarifat e studimit për kategoritë e studentëv

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë të dhënat më të fundit lidhur me situatën e qarkullimit në akset kombëtare, duke qenë se reshjet e dë

Sipas MeteoAlb, këtë të martë vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm gjatë orëve të para të ditës duke bërë që reshjet e shiut dhe dëborë

Studentët kanë njoftuar se do të mblidhen sërish sot për të protestuar për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

I ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në News24, profesori Edmond Tupja ka komentuar procedimin penal ndaj tij për pjesëmarrjen në

"Autoritetet shqiptare duhet të rrisin përpjekjet e tyre në ndjekjen, pastrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale dhe trajtimin e r

Studentët e fakultetit të Gjeologji Minierës kanë reaguar menjëherë pas postimit të kryeministrit Edi Rama në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se iu është kërkuar institcioneve vendore të marrin masa për problemet që mund të vijnë si pasojë e mo