Shoqata e Inferimierëve në Shqipëri ka paralajmëruar se do zhvillojnë protesta. Bluzat e bardha do protestojnë para Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale më 20 dhjetor. Ndërsa i bëjnë thirrje protestuesve në rrjetet sociale të bëhen gati sepse pak ditë i ndajnë që të jenë të gjithë bashkë.

"Bëhuni gati edhe pak ditë na ndajnë të jemi të gjithë bashkë ,"-shkruan Shoqata Infermierëve. Bluzat e Bardha shprehen se do protestojnë për të drejtat e tyre kundër presioneve, diskriminimit dhe politizimit të Shëndetësisë.

Ata kërkojnë:

-Shpërblim për fundvit

-Rritje page

-Kushte më të mira pune

-Siguri në pune

-Protokollet e punës

-Shfuqizimin e gabimit mjekesor si vepër penale

-Pagesa e ditëve të fundjavës sipas ligjit

-Pagesa e ditëve të festave sipas ligjit

-Stop koncesioneve në kurriz të personelit shëndetësor

-Stop abuzimeve me punësime partiake

-Stop dhunës ndaj bluzave të bardha

Protesta do nisë nga QSUT drejt Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.