Sot paradite, shoqata e Detarëve “Adrijon”, organizoi një ceremoni për të nderuar dhe respektuar detarë durrsakë me kontribute të vecanta për  Flotën tonë tregtare dhe transportin detar.

Në këtë ceremoni të organizuar në ambientet e Bar-Restorant “GOGO”, morën pjesë anëtarë të shoqatës së Detarëve “Adrijon”, veteranë të Flotës Tregtare dhe pjesëtarë të familjeve të detarëve që u vlerësuan me “Certifikatë Mirënjohje”.

Fillimisht anëtarë të kryesisë së shoqatës “Adrijon”, mirëpritën pjesemarrësit, duke i uruar shëndet mbas kësaj periudhe të gjatë të pandemisë.

Më pas zoti Aleksandër Gjermeni, në fjalën përshëndetse evidentoi kontributin dhe rolin e detarëve shqiptarë në vite, mundin, sakrificat dhe  kontributin e tyre për transportin detar, si të brendshëm dhe të jashtëm.

“Kjo punë e sakrificë e gjithanshme ka ndikuar direkt në ekonominë e vendit tonë”, nënvizoi Zoti Gjermeni.

“Por, ndërkohë, ky kontribut i detarëve tanë, ende nuk është vlerësuar nga asnjë qeveri. Është paradoks, kur sheh pensionet qesharake të  detarëve shqiptarë, që kanë lundruar 40-50 vite në det dhe shpërblehen me 12-20 mijë lekë të reja në muaj. Askush nuk mund  të mohojë rolin dhe kontributin e tyre në shoqërinë shqiptare. Shoqata e detarëve do ta ketë prioritet mbrojtjen e të drejtave të detarëve shqiptarë, krahas promovimit të kontributit të tyre”, përfundoi zoti Gjermeni.

Në vijim të aktivitetit, anëtarë të kryesisë së shoqatës i shpërndanë  “Certifikatat e Mirënjohjes”,  me motivicacione të ndryshme, të detajuara për cdo person, si për detarët  që janë gjallë ashtu dhe “mbas Vdekjes”.

Në këtë ceremoni u shpërblyen me “Certifikatën e Mirënjohjes”, këta detarë:

  1. XHEVDET  GASHI( pas vdekjes )
  2. STEFAN  GJONI.
  3. MURAT  REKA.
  1. VEHBI LULI  ( pas vdekjes )
  2. QEMAL  HATE   (pas vdekjes )
  3. NEXHMI  ALLUSHI
  4. NIKOLLA  LACI
  5. HILMI ELEZI (BANUSHI)   pas vdekjes
  6. RASIM  ELEZI (BANUSHI)  pas vdekjes
  7. GALIP DIZDARI
  8. GLIGOR  SAVA  (pas vdekjes )
  9. SPIRO LLAZARI
  10.  BEDIN  BEDINI
  11. VERON  SADIRAJ
  12.  FRANC  IVANAJ
  13.  XHEMAL  MOLLA

Detarët vazhduan aktivitetin duke biseduar e kujtuar shokët, miqtë e kolegët , që u ndanë nga epidemia e Covid, duke shprehur ngushëllimet për ta.

Në fund të aktivitetit, u la si detyrë, që në aktivitetet e tjera të vlerësohen me “Certifikatë Mirënjohje” dhe detarët e tjerë durrsakë dhe mbarë vendin.

Sh.K.