Shoqëria Civile ka çarë rrethimin e vendosur tek Parku i Liqenit këtë pasdite dhe janë futur brenda duke u përplasur edhe me policinë.

Pedagogu Erion Kristo në një lidhje live në Facebook, i ka bërë thirrje qytetarëve të mos presin duke ju drejtuar “ore akoma prisni te Covid-i ju?

‘Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë nëse do prisni, do prisni deri sa të vdisni”.
Në momentet e para pas debatit më policët e vendosur në hyrje të Liqenit për të mos lejuar njeri të futet sipas urdhrit të qeverië për shkak të pandemisë, pedagogu tha: Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë dal nga liqeni, mos gënjeni, mashtrusa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhunuar mua. Sikur ca po bëjmë ne këtu, ndonjë krim, jemi të distancuar, të maskuar, ça po bëjmë o vlla, do marrim ajër se vdiqëm brenda na iku truri. Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more t’u filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam ujë s’duam vetëm mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni. Po na racionohet ajri ore oooou, ja shikoje popullin, ca më tregoni mua ca kemi bërë ke ligj kemi shkelur. Ajri të shëron? Po, Dielli të shëron? Po. Piperi të shëron? Joo, epo ik Pipero se na cave kokën. Gjella me krip piperi me karar, a morët vesh o katundar edhe ju qytetar që bëni si qytetar”.