Shoqëria Civile nuk ndalet, sërish akt-padi për bllokimin e punimeve te “Veliera” (VIDEO)

15/03/2019 - 13:43

Palët që kundërshtuan ndërtimin e sheshit Veliera në Durrës kanë protestuar paraditen e sotme në pranë Torrës Veneciane me pankarta në duar, ku shprehin shqetësimin e dëmtimit të parikuperueshëm të arkeologjisë së kësaj pjese të qytetit. 

Shoqëria civile e përfaqësuar nga ambientalisti Sazan Guri dhe avokatja Mirela Jorgo nuk janë pajtuar aspak me vendimin e Gjykatës Admisnitrative të Apelit e cila i hapi dritën jeshile projektit Veliera në Durrës.

Sazan Guri tha se do të bëjnë sërish një aktpadi për bllokimin e punimeve, këtë radhë me pretendimin se këto punime të nisura një javë më parë kanë dëmtuar rëndë struktura muresh të periudhave të ndryshme historike.

Avokatja Mirela Jorgo tha se janë bërë një sërë shkeljesh proceduriale nga Gjykata Administrative e Apelit në vendimin e dhënë. Sipas saj shkak për humbjen e betejës gjyqësore ishte Sazan Guri. Madje midis Sazan Gurit dhe Mirela Jorgos pati debat verbal.

Avokatja tha se ligjërisht tani çështja është e mbyllur ndërsa Sazan Guri deklaroi se do të kërkojë prapë bllokimin e punimeve deri në zgjedhjet e reja për kryetar bashkie që mbahen në 30 qershor.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkia e Shijakut ka ngritur mëngjesin e sotëm katër grupe vlerësimi prej 4 personash, njëri prej të cilëve është inxhinier ndërtimi dhe

Profesor Frederik Tilmann, drejtues i sektorit të sizmologjisë në Qendrën gjermane të Studimeve Gjeologjike (GFZ) në Potsdam mbi arsyet e

Dy ditë pas lëkundjeve të frikshme të tërmetit që goditën Durrësin, rritet edhe më shumë numri i banesave të dëmtuara.

Ambasade gjermane në Tiranë shprehet e tronditur për lëkundjet sizmike që tronditën vendin përgjatë fundjavës.

Gazetarja e shoqëruar mbrëmjen e djeshme në Polici, Daniela Grrica, e medias “Shekulli Online” ka reaguar pas akzuave që i janë bërë se k

Rreth 100 banorë të Durrësit kanë qëndruar në çadrat e vendosura të stadiumit “Niko Dovana”, deri rreth 01:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas Meteoalb, Shqipëria do të karakterizohet nga altnernime kthjellimesh dhe vranësirash.

Pas tërmetit që ra mbrëmjen e së dielës në orën 22:08 dhe alarmit të rremë që u përhap për një tërmet të fuqishëm pasardhës, çka bëri që