Shoqëritë e transportit të udhëtarëve në Gjirokastër kanë ndërmarrë një protestë ditën e sotme. Të gjithë autobusët e linjave drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera janë bllokuar për shkak të protestës.

Drejtuesit e shoqërive shprehen se protesta do të jetë pa afat, ndërsa paralajmërojnë edhe grevë. Ata kërkojnë nga qeveria që të ndërhyjë në mënyrë që të sigurohet konkurrenca e ndershme.