Specialistët e krimit ekonomik kanë shoqëruar në polici për t’i marrë në pyetje 9 punonjës të Kadastrës së Durrësit.

Të shoqëruarit ndodhen ende në komisariat dhe janë duke u marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Sipas disa burimeve ende të pakonfirmuara zyrtarisht, hetimet po kryhen lidhur me regjistrimin e një kompleksi në Gjirin e Lalzit.