Ish-drejtori i Aviacionit Civil Petrit Sulaj, është shoqëruar këtë mbrëmje në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Shkak për këtë shoqërim është bërë situata e krijuar me kontrollorët në aeroportin e Rinasit.

Ende nuk dihen rrethanat e shoqërimit të Sulajt, i cili sipas burimeve po merret ne pyetje.

Sulaj është një nga 5 të shoqëruarit në polici gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa 3 prej tyre po mbahen ende në komisariat.