16/09/2020 - 17:33
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues për projektin e metodologjisë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë konsorciumin austriak.
Fituesit për projektin e ndërtimit të tunelit te Llogarasë janë bashkimi i operatorëve ekonomikë iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh, kompani inxhinierike e regjistruar në Austri, ELEA iC d.o.o dhe IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring – kompani inxhinierike regjistruar në Slloveni dhe SEED Consulting sh.p.k. dhe “InfraKonsult” sh.p.k., kompani lokale, që jane përzgjedhur si kompania fituese për projektin e metodologjisë për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Në njoftim thuhet se Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka vlerësuar këtë bashkim operatorësh për zgjidhjen më të mirë teknike, kapacitetet dhe kualifikimet e stafit teknik të duhura për të realizuar projektin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.
Pas përfundimit të afateve ligjore, do të bëhet hapja e ofertave ekonomike, dhe shpallja e fituesit të garës për tunelin. Në garë morën pjesë 7 kompani teksa u përzgjodhën për fazën finale 2 prej tyre.
Tuneli i Llogarasë parashikohet të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash, i cili nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës.
Sipas llogaritjeve, me ndërtimin e tunelit, koha e udhëtimit shkurtohet nga 1 orë në 10 miniuta.
/portali DurresLajm/