Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme materiale kolosale te banesat në Durrës, ndërsa qytetarët janë dyndur për ndihma te Pallati i Sportit të qytetit bregdetar "Ramazan Njala" apo edhe te gjimnazi "Leonik Tomeu".

Qytetarët presin në radhë për të marrë ndihma, ndërkohë shpërndarja e tyre bëhet në mënyrë kaotike.

Në rrjete sociale e media, ka pasur denoncime të shumta nga banorë të dëmtuar nga tërmeti, se atyre që iu takon plotësisht ndihma nuk po e marrin, ndërkohë që ka pasur dyndje nga qytetarë të tjerë, që nuk janë të prekur, por duan të përfitojnë nga rasti për të marrë ushqime, batanije apo edhe veshmbathje.