Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla asistoi procesin e shpërndarjes së librave shkollorë në Elbasan.

Balla u shpreh se Librat janë falas për nxënësit e fillores, teksa shprehu angazhimin që deri në vitin 2021 librat të jenë falas deri në klasën e IX.

"Vetëm në këtë shkollë 75% e nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e IX i marrin librat falas. Librat falas janë nga klasa e parë deri në klasën e V. Në jemi angazhuar që deri në vitin 2021 librat të jenë falas deri në klasën e IX dhe ky është një proces që po ecën. Meraku ynë i vetëm është që fëmijët të kenë kujdes për librin. Libri është miku më i mirë."

Kryetari i Bashkisë e vuri theksin tek infrastruktura shkollore e cila po bëhet gati për të hënën e 16 shtatorit.

"Bashkia e Elbasanit ka filluar rikonstruksionin e një pjese të shkollave që të bëhen gati për vitin akademik që e kemi në prag."

Llatja tha se libra falas përfitojnë edhe kategoritë e veçanta, ku përfshihen familjet me ndihmë ekonomike, komuniteti rom, egjiptian dhe fëmijë, prindërit e të cilëve paguhen me pension invaliditeti. Po ashtu, kreu i bashkisë theksoi se librat falas i përfitojnë dhe nxënësit që janë fëmija i tretë në një familje me 3 fëmijë në shkollë.