Masat kundër përhapjes së koronavirusit kanë përplasur tregtarët e Durrësit me Policinë. Bashkia ka planifikuar shpërndarjen e tregëtarëve të fruta- perimeve në tre pika të ndryshme në qytet.

Sot me urdhër të bashkisë tregu u mbyll duke sjellë reagim të tregtarëve, pasi ata nuk janë lejuar të hapin aktivitetin e tyre në mëngjes.

Sipas tregtarëve, ata nuk janë njoftuar që tregu do të mbyllej sot me urdhër nga Bashkia. Ata deklarojnë se kërkojnë të punojnë e të lejohen të ushtrojnë aktivitetin ose të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i paguajë shteti.

Tregu mbyllet në kuadeër të rregullave që vendosi qeveria duke shpërndare banaqet në tre zona të ndryshme të qytetit.

Tre tregjet e reja do të funksionojnë pranë këtyre vendeve:

  1. Muzeu i Dëshmoreve
  2. Shkolla “Leonik Tomeo”
  3. Shkolla “Jan Kukuzeli”

Tregtarët e kundërshtojnë këtë vendimmarrje dhe nuk duan të zhvendosen prej aty. “Ata që kanë furgona malli mund të tregtojnë ambulantë në pikat e sipërpërmendura”, u shpreh drejtuesi i Policisë Bashkiake, Vasip Çopa.

Tek tregu janë në bashkërendim Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit.