Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e kësaj të martë në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen 17, pranë Shërbimit Zjarrfikës të qytetit.

Fatmirsisht nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar raporton DurrësLajm.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton për të zbardhur ngjarjen.