Gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj ka denoncuar sot përmes një statusi në Facebook, abuzimet e fermerëve me produktet e stinës.

Duke postuar fotot e një shalqiri që e ka blerë mëngjesin e së dielës, Haxhiaj shpërthen në mallkime me fermerët dhe fermat ku sipas saj “mbillet e rritet vdekja, në tregjet ku shitet vdekje, nga fermerët mostra, e nga strukturat bërë palë me ta.”

“Ai ligji që të dënohen me tre vjet burg ku është??” shtron pyetjen Haxhiaj, ndërsa thekson në postimin e saj se shalqini që ka blerë është i fortë si gur në brendësi, me të çara e ngjyra të ndryshme, ndërsa tek bishti ka një shenjë të zezë.

STATUSI I PLOTË:

Shalqini I pare i ketij sezoni qe hapa kete mengjes.
O fermer qe ke rritur kete monster, ty të marrte driten e syve monstra qe ke rritur! Une e bleva me lekë aq sa ja vë ti çmimin !
O fermer te zente haku i bebes time qe ushqej akoma ne bark o monster qe me shtive ne mallkime qe ne pike te mengjesit! Me radhe i zente qe nga fermeri, agronomi , ai i Aku-se, e deri tek me i madhi qe del e me thote se produktet e vendit jane te sigurta! Shalqini eshte si dru brenda ne pjese te ndryshme me ngjyra te ndryshme! Tek bishti ka nje njolle te zeze qe e zeza ju mbulofte syte mostra!
A ka kontroll ne kete vend, ne fermat ku mbillet e rritet vdekja, ne tregjet ku shitet vdekje, nga fermeret mostra, e nga strukturat bere palë me ta? Ai ligji qe te denohen me tre vjet burg ku eshte??