Shpërthim tritoli te klinika e biznesmenit në Shijak, a ka lidhje me protestën?

Postuar: 11/09/2017 - 10:22

Shpërthim me tritol në biznesin e 33-vjeçarit nga Shijaku Arlind Lala.

Mbrëmjen e së dielës, më 10 shtator, rreth orës 22:30, në lagjen “Petrit Llaftiu” në Shijak, në shkallët e jashtme të klinikës dentare në pronësi të shtetasit A.L. 33 vjeç persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të vogël lënde plasëse, njofton sot policia.

Lënda plasëse ka shpërthyer dhe për pasojë janë thyer vetëm xhamat e derës hyrëse të klinikës dentare.

Mësohet se 33-vjeçari Arlind Lala është pronari i inceneratorit, fabrikës që merret me përpunimin e mbetjeve spitalore dhe të kafshëve të ngordhura.

Pesë ditë më parë, banorët e Shijakut u ngriën në protestë kundër funksionimit të kësaj fabrike, pasi sipas tyre, ajo shkakton ndotje të madhe mjedisore duke u vënë në rrezik shëndetin.

Nuk dihet nëse vënia e eksplozivit është një paralajmërim për pronarin e firmës në lidhje me ngjarjen e pak ditëve më parë, ndërkohë që hetimet vijojnë. Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Ditët e fundit kanë sjellë në territorin shqiptar një mot të pazakontë për stinën e verës.

   Matteo Salvini, zëvendëskryeministër, bashkëkryetar koalicioni dhe Ministër i Brendshëm i qeverisë së re italiane ka propozuar së fund

   Mbi dyzet të rinj nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor u mblodhën sot në Tiranë për të marrë pjesë në aktivitetin “Youth Trail

   Në pikun e sezonit veror, shoferët nga i gjithë vendi po vuajnë trafikun e rënduar në autostradën Tiranë- Durrës.

   Rruga e Arbrit është e para që u dha për t’u ndërtuar me koncesion sipas programit një miliard euro të qeverisë, ku paratë e ndërtimit

Policia kufitare ndalon zhytësit shqiptarë dhe ata të huaj për të kryer çfarëdo lloj zhytjeje përgjatë gjithë vijës bregdetare të Durrësi

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur deklaratën e aktorit Robert Ndrenika, i cili në një intervistë ka thënë se n

Një ditë pasi pësoi ishemi cerebrale, përmirësohet gjendja shëndetësore e deputetit të PS, Paulin Stërkaj. Mjekët e QSUT thonë për Report

Gentian Trenova prokuror i Apelit të Tiranës njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit të Emërimeve në drejtësisë nuk ka kaluar provën e Vettin