Shpërthime të njëpasnjëshme në Durrës, lagjja nr.17 mbulohet nga pluhuri

20/09/2020 - 16:29

Shpërthime të njëpasnjëshme janë ndjerë në të gjithë Durrësin vetëm pak minuta më parë.

Shpërthimet e forta vijnë nga pallati 13 katësh i Kastratit, tek i cili IKMT po kryen shpërthim të kontrolluar për të shembur muret e brendshme.

Shpërthimet janë shoqëruar me një re të madhe pluhuri të ngritur nga godina shumëkatëshe.

“Ditën e dielë do të kryhet një shpërthim për dobësimin e konstruksionit të brendshëm që të krijohet mundësia për rënie sa më të lehtë të objektit”, u shpreh të premten Ardian Halili, drejtues i IMT Durrës.

“Ky objekt është tepër i vështirë për t’u ekzekutuar. Është një objekt 13 katësh, i cili përbëhet nga një kat bodrum dhe 12 kate ndërtim. Veçantia e këtij objekti është se duke filluar nga themelet e deri në kat të 12-të përbëhet prej 14 muresh beton e dy zgara hekuri. Kjo përbën dhe vështirësinë kryesore të shembjes së objektit.”, tha drejtori i zbatimit të vendimeve në IKMT, Fatmir Meta ndërsa bëri me dije më tej se gjithsej do të jenë 12 shpërthime të ndara nga njëra-tjetra deri në shembjen e godinës së dëmtuar nga tërmeti.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrëmjen e sotme, shëtitorja “Taulantia” në Durrës ofronte një pamje tjetër.

Shkolla 9-vjeçare “Bedie Bebeziqi”, në lagjen nr.4 në qytetin e Durrësit, u shemb më 11 maj 2020 me qëllim rindërtimin e saj pas dëmtimev

Deputetja Blerina Gjylameti ka konfirmuar se ka rezultuar pozitive me koronavirus.

MPJ e Izraelit mirëpret miratimin nga parlamenti shqiptar të përkufizimit të antisemitizmit nga IHRA. 

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë kreun e Gjykatës së Apelit të Shkodrës, Fuat Vjerdha.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj, ka rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë raportoi pak më parë se mes personave që humbën betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit ishte edhe prof.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipër.

Zhvillimi i vrullshëm ekonomik i zonës industriale në të dy krahët e autostradës Tiranë – Durrës është shoqëruar në mënyrë të pashmangshm

Në datat 20-23 tetor, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi në Tiranë një kurs trajnimi për Policinë e Shtetit Shqiptar mbi konceptet