Treni përplas një burrë në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur te një kalim hekurudhor.

Ndërkohë i aksidentuari po transportohet në reanimacion në gjendje të rëndë për jetën.

Burimet policore i thanë “DurrësLajm”, se burri i aksidentuar, që është një pushues nga Kosova,  u aksidentua pasi tentoi të shpëtonte qenin që po qëndronte në shinat e trenit.

Burri ndërhyri në momentin e gabuar pasi në atë kohë erdhi treni dhe e përplasi.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

*Ky është rasti i dytë gjatë 3 ditëve të fundit që regjistrohet një aksident hekurudhor në Durrës. Të premten, një familje prej 6 anëtarësh, 4 prej të cilëve fëmijë të mitur, u përplasën me makinë nga treni në zonën e Shkëmbit të Kavajës, por fatmirësisht pa pasoja serioze.