Shqipëri-Andorra, policia publikon masat: Rrugët që do të bllokohen

13/11/2019 - 11:27

Policia e Shtetit ka publikuar masat e rrepta të marra për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Shqipëria-Andorra e cila zhvillohet më 14 nëntor.

Në njoftimin zyrtar deklarohet se Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, për zhvillimin sa më normal para, gjatë dhe deri në përfundim të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Andorrës, që do të zhvillohet më datë 14.11.2019 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Duke filluar nga ora 12:00, datë 14.11.2019, bëhet me dije se:

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Kamber Sejdini”, nga kryqëzimi i bulevardit “Qemal Stafa” deri tek Kryqëzimi i Tapetave.

Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Aqif Pasha” dhe bulevardin “Qemal Stafa”, pasi krahu i djathtë i stadiumit do të përdoret për parkimin e autobusëve të ndryshëm që vijnë të organizuar me tifozë.

Vendparkimet e mjeteve të UEFA-s, të mjeteve të tifozëve miq, si dhe vendparkimet me autorizim do të jenë para sheshit të stadiumit.

Bulevardi “Qemal Stafa” dhe unaza e qytetit do të përdoren për qarkullimin e mjeteve.

Rrugë-kalimi nga Kryqëzimi i Tapetave, ish-konservimi deri në dalje në unazë dhe në spitalin rajonal Elbasan do të shfrytëzohet për emergjencat që mund të lindin gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti.

Për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e gjithë aktivitetit përsa i përket Policisë do angazhohen punonjës Policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, komisariatet vartëse të saj si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Do të merren masa për mbylljen e lokaleve që funksionojnë brenda rrethimit ku do vendosen shërbimet e Policisë.
Të gjithë sportdashësit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë, kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
a) sende të forta,
b) shishe (të çfarëdolloji)
c) monedha apo metale (të çfarëdolloji)
d) çelësa të ndryshëm

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen e tyre me automjet brenda qytetit të Elbasanit, mbasditen e sotme deri në përfundim të aktivitetit, çka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të përdorin maskat në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk

Një punonjës i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Një grupim i quajtur “Guard Tower” apo “Kulla e rojes”, dyshohet se ka rekrutuar familjen Josifi nga Përmeti që çoi në vetëflijimin e Zha

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar ambulancën e fshatit Zogaj në Shkodër, e cila është reh

OSHEE njofton se në disa zona të Durrësit do të ketë shkëputje të energjisë elektrike më 7 korrik në intervalin kohor 06:00-14:00, si pas

  • Kontrolle të shtuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 74 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në vendin tonë në 24 orët e fundit.

Dy persona kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv gjatë 24 orëve të fundit.

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo vjen me një tjetër thirrje të fortë për qytetarët shqiptarë, teksa vendi ynë po përballet ende me

Konfirmohet rasti i parë i prekur me Covid-19 në Shijak.