Në "Air Albania Stadium", i inaguruar pak më parë nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, kreu i FSHF, Armand Duka dhe kryeministri, Edi Rama, po luhet   takimi mes Shqipërisë dhe Francës, i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020.

Rezultati momental është 1-0 në favor të Francës, pasi në minutën e 9′ kanë shënuar “gjelat”.

Pas një harkimi të Grizman nga goditja e dënimit, Toliso lihet i lirë dhe gjuan saktë me kokë, duke tundur rrjetën e Berishës! Goli i parë me fanellën e Francës për Toliso! 

SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Gjimshiti, Dermaku, Hysaj, Lenjani, Bare, Gjasula, Qose, Manaj, Balaj. Trajner: Edi Reja.

FRANCA: Mandanda, Kimpembe, Varan, Lengle, Grizman, Zhiru, Toliso, Sisoko, Ben Jeder, Dubo, Mendi. Trajner: Didie Deshamp.

Gjyqtarë: Slavko Vinçiç, Tomaz Klançnik, Andraz Kovaçiç, Nejc Kajtazoviç (i katërt)