Shqipëri-Islandë/ Blindohet “Elbasan Arena”, bllokim rrugësh e mbyllje lokalesh

10/09/2019 - 11:33

Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një plan masash për ndeshjen, që do të luhet mbrëmjen e sotme, në stadiumin “Elbasan Arena”, mes Shqipërisë dhe Islandës.

Për mbarëvajtjen e kësaj sfide do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH dhe Policia Kriminale.

Gjithashtu, policia sqaron të gjithë qytetarët se do të bllokohet aksi në drejtim të stadiumit, duke filluar nga ora 18:00 deri në fund të ndeshjes, si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit plan masash për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet Shqipërisë dhe Islandës. Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike, për mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Islandës, që do të zhvillohet më datë 10.09.2019, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje do të angazhohen 215 forca të Policisë së Rendit, Qarkullimit, Shqiponjat, FNSH-ja dhe Policia Kriminale.

Do ketë bllokim të aksit në drejtim të stadiumit duke filluar nga ora 18:00 e datës 10.09.2019, deri në përfundim të aktivitetit sportiv, si dhe do mbyllen lokalet rreth stadiumit. Të gjithë tifozët do të kontrollohen në hyrje të stadiumit nga forcat e Policisë dhe nuk do të lejohet futja e sendeve të forta, shisheve me tapë, çelësave, monedhave apo metaleve (të çfarëdo lloji).

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete në akset që të çojnë drejt stadiumit, çka do të sillte një ndihmesë në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Policia falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Botuesi Henri Çili është marrë në pyetje pasditen e djeshme nga oficerët e policisë gjyqësore në Gjirokastër. Burime nga policia thanë se

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se së shpejti do të nisin punimet në Unazën e Re pikërisht aty banorët po protestojnë prej dy vjet

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me përplasjen e një automjeti me makinën e patrullës së përgjithshme, nga e cila mbetën të lënd

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në l

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Ndahet nga jeta ne moshën 97-vjeçare, Vito Kapo, ish-numri dy i Partisë Komuniste. Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga vdekja e të vesë së

Shtyhet afati që kanë qytetarët për të regjistruar ndryshimin e pronësisë së mjetit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugo

Rreziku nga koronavirusi ka anuluar pa afat Komisionin e Venecias. Sesioni plenar do të mbahej në Venecia në 20-21 mars, dhe komisioni do

Moti i keq i dy ditëve të fundit “shërbeu” për të depozituar në shëtitoren “Taulantia” në Durrës grumbuj me leshterikë, të cilët ju mbive

Në orën 18.00 të së premtes përfundon afati për të aplikuar tek platforma online e rindërtimit “Shtëpia ime”.