Shqipëria mes 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në BE

27/02/2020 - 20:55

Sipas raportit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EASO) Shqipëria vazhdoi të ishte mes dhjetë vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në Evropë gjatë vitit 2019.

Sipas raportit, numri i aplikimeve për azil nga qytetarët e Kosovës pësoi rënie krahasuar me një vit më parë. Për shtetasit irakianë, që kryesojnë listën e dhjetë vendeve me kërkesat më të shumta për azil, gjatë vitit 2019 u vu re një rënie prej 19 përqind të kërkesave.

Ndërsa aplikimet nga shtetasit turq u rritën me 10 përqind. Shqipëria rënditet pas Irakut, Pakistanit, Turqisë, Iranit dhe Nigerisë për nga numri i kërkesave për azil. Raporti citon se shtetasit e Sirisë të përfshirë nga lufta ishin përfituesit më të mëdhenj të marrjes së azilit në BE, rreth 85 përqind e aplikantëve.

Ndërsa për shtetet e Ballkanit Perëndimor që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në vendet e Bashkimit Evropian, numri i përfituesve nga aplikimet ishte me rreth 1% për shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe 6% për qytetarët e Shqipërisë. / VOA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një avion që do të niset më 1 Prill nga Londra, do të riatdhesojë shqiptarët e mbetur atje dhe duket se ky do të jetë fluturimi i fundit

Për të dytën ditë radhazi, tregu agro-ushqimor i qytetit të Durrësit iu nënshtrua dezinfektimit të plotë.

Ministri Arben Ahmetaj është shprehur se nesër fillojnë aplikimet për të përfituar nga paketa e ndihmës ekonomike e miratuar për të përba

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se 5 pacientë të tjerë, nga Tirana, Fieri dhe Kavaja janë shëruar nga

Kishte 16 ditë në terapi intensive në infektivin e Tiranës, por nuk mundi të mbijetojë.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri

Në kohën e koronavirusit, të bësh biznes është një sipërmarrje e vështirë, pasi problematikat janë të shumta.

Një tjetër lajm i hidhur vjen këtë pasdite nga Spitali Infektiv.

Zv.ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero ka shpjeguar se cilët do të përfitojnë nga paketa e qeverisë në lidhje me situatën