Viti 2019 ka shënuar një rritje rekord të temperaturave në të gjithë botën. Në Shqipëri, në të paktën 6 qytete i nxehti është regjistruar me 2.5 gradë në peshkoi e Kukës dhe në Gjirokastër me 1.1 grade.

Ngrohja globale është kthyer në një shqetësim kryesor, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria. Sipas AccuWeather vetëm në vitin që lamë pas temperaturat mesatare janë rritur me dy gradë celsius. Përmes një aplikacioni vërehet ndryshimi në të paktën 3500 qytete, ku për vendin tonë janë përzgjedhur 6 qytete. Për 2019-n, Peshkopia dhe Kukësi kanë një rritje me 2.5 gradë Celsius më shumë, Korça  e Berati me 1.9 , Vlora me 1.3 dhe Gjirokastra me 1.1 gradë Celsius më shumë se normalja.

Ndërsa në Europë qytete të tjera me rritje mbi 2 gradë Celsius janë Bari në Itali, Bourdeaux në Francë dhe Madrid në Spanjë.

Sipas një raporti të NOOA dhe NASA për temperaturën e sipërfaqes globale, pesë vitet e fundit janë më të nxehtat të regjistruara ndonjëherë. Teksa veçohet viti 2016 dhe 2019 me rritjen më të madhe.

Shkencëtarët kanë fajësuar aktivitet njerëzore, duke theksuar se ngrohja globale është shkaktuar nga rritja e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë.

Zona e cila është ngrohur më shumë se çdo pjesë tjetër e tokës është ajo e Artikut. Që nga 1970-a, Artiku përllogaritet të ketë një ngrohje rreth 3-fish më të larta se pjesa tjetër e planetit.

Për të ulur shkarkimin e gazrave të karbonit janë nënshkruar disa marrëveshje ndërkombëtare. Së fundi, shtetet janë përplasur mbi paktin e Parisit ku një sërë kushtesh nuk janë pranuar prej dy shteteve të mëdha.