Shqipëria është në prag epidemie nga gripi. Numri i të prekurve nga virusi ka arritur në afro 15 mijë, sipas të dhënave të organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shtimi i rasteve konfirmohet edhe nga mjekët që po përballen me një fluks të madh në poliklinika.

Grupmosha më e prekur është ajo e fëmijëve, por të rrezikuar janë edhe të rriturit. Prej dy javësh Urgjenca pediatrike në kryeqytet përballet me fluks vizitash.

Sipas mjekëve, edhe pse nuk janë paraqitur raste me komplikacione të rënda, forma e paraqitjes së virozës ka qenë e ndryshme.

Mjekët rekomandojnë që qytetarët që kanë simptoma e gripit, të mos e neglizhojnë atë, duke marrë medikamente në farmaci. Serioze është situata edhe për të prekurit nga fruthi, ku deri më tani konfirmohen 20 raste.