Shqipëria në zi kombëtare për Dëshmorin e Atdheut, sot homazhet për Klodian Tanushin

16/05/2019 - 08:46

Shqipëria është sot në zi kombëtare në nder të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës gjatë një misioni në Letoni.

Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e sotme në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpalli dje major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet për major Tanushin do të zhvillohen sot në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 - 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht.

Arkivoli me trupin e pajetë të majorit Klodian Tanushi i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në vendin baltik mbërriti të mërkurën në Shqipëri me një avion ushtarak.

Në ceremoninë ushtarake të pritjes ishin familjarë, miq dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në kuadër të nismës së bashkisë së Durrësit për pastrimin e qytetit në "Ditën Botërore të Pastrimit", edhe stafi i Ujësjellës Kanalizime

Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës "Të pastrojmë Shqipërinë në një ditë" në Ditën Botërore të Pastrimit.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e hënë, ku do të miratojë listën e kandidatëve për Prokurorin e ri të Përgjithshëm.

Anija shqiptare "Oriku" dhe ekuipazhi i saj që ndodhet me mision në detin Egje, ka shpëtuar në tre operacione të ndryshme 111 emigrantë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka shpallur 12 vende të lira në Shërbimin Diplomatik shqiptar.

Këtë të shtunë, Shqipëria do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në zonat bregdetare dhe në zonat e ulëta, por vran

Gjykata e shpalli ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të pafajshëm për trafik droge dhe fajtor për shpërdorim detyre.

Në kuadër të “Javes Europiane të Lëvizjes”, Bashkia Shijak në bashkëpunim me kopshtet dhe shkollat zhvilluan aktivitete të ndryshme sensi

Bllokohet një anije ruse e ngarkuar me grurë në portin e Durrësit.

Fundjava me diell do t`i lërë vendin ditëve me reshje dhe temperatura të ulta.