Shqiptarëve në Bullgari u zgjatet me 6 muaj leja e qëndrimit

26/03/2020 - 14:33

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari, se autoritetet bullgare për Migracionin kanë vendosur që afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj, të cilat skadojnë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të zgjatet me 6 muaj.

Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.

Gjithashtu, shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit, për të zgjatur qëndrimin e tyre.

Në rastet e nevojës për asistencë, MEPJ udhëzon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Sofje +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected].

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim virtual me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me situatën e krijuar

Bashkia e Durrësit ka shenjëzuar rrugët e qytetit në mënyrë që qytetarët të ruajnë distancën në pika shërbimi ku janë evidentuar rradhë.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela përmes një letre drejtuar prokurorëve iu bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden, në

Ka shkuar në 400 numri i të prekurve me koronavirus në vend.

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në pyjet e malit të Krujës, ndërkohë që raportohet se deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje p

Biznesmeni shqiptar Martin Shkreli, i cilësuar si shqiptari më i urryer në SHBA pasi rriti 750 dollarë për pilulë çmimin e një medikament

Gjatë orëve të vona të natës, kur të gjithë qytetarët janë të ngujuar në shtëpitë e tyre nga izolimi për shkak të koronavirusit, ndërsa e

Shqiptarët e bllokuar në Kapshticë janë lejuar të futen në Shqipëri dhe do të karantinohen 14 ditë në një hotel të Korçës.