Shqiptari në Itali: Erdha këtu i uritur në '98-ën, sot dua të dhuroj bukë për njerëzit në nevojë

04/04/2020 - 15:56

Edmond Prenga është një 39-vjeçar shqiptar që mbërriti në Itali si emigrant, ndërsa tani është pronar i një furre buke në Romë. Ai ka vendosur të ndërmarrë një nismë humane në këto ditë të vështira për Italinë, duke ofruar bukë falas për cilindo ka nevojë.

Edmondi shpjegon arsyet e këtij gjesti njerëzor: “Kam provuar urinë, mbërrita në Itali në 1998-ën pa një lirë në xhep, i njoh mire këto probleme, kështu që vendosa që pakot me bukë t’i lija jashtë furrës, duke menduar që njerëzit kanë turp të kërkojnë ushqim, dhe ishte mire t’i lija veçmas”.

22 vite më parë Italia e mirëpriti duke e ushqyer, dhe ai nuk e ka harruar të shkuarën andaj dëshiron t’ua shpërblejë.

“U rritëm me mitin e Italisë që fëmijë në Shqipëri, kemi ëndërruar të vinim këtu. Marrëdhënia me ju italianët është e fortë – thotë ai -. Ne shqiptarët e njohim varfërinë, sot po rimëkëmbemi, por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Unë mendoj se Edi Rama bëri një gjë të bukur, e cila tregon zemrën e madhe të shqiptarëve dhe lidhjen me Italinë”.

Shembullin e Edmond Prengës e ndoqën edhe pronarë të tjerë të biznesve në Itali, të gjithë të huajt.

“Shpesh ndokush na ka sulmuar, por në këtë situatë krize nuk ka dallime feje dhe etnie. Jemi të gjithë të bashkuar. Zona e Piazza Bolonjës gjithmonë na ka trajtuar mire, është plot me njerëz të rinj dhe të mirë. Kur e vunë re nismën tonë shumë u impresionuan”, mbyll rrëfimin e tij Edmondi. /Shekulli

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbulohen detaje të reja në lidhje me atë që po ndodh në burg, me shqiptarin Aleksandër Luca, i dënuar me burgim të përjetshëm për dhunimi

Regjisori Robert Budina nga Kukësi ka thënë se pasi të përfundojë turi për mbledhjen e gjihë firmave të peticionit, Aleanca do organizojë

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, bashkia e Durrësit vendosi në fillim të muajit prill që në tregun e fr

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News 24, komentoi aktualitetin politik, duke u ndalur tek reforma zgjedhore. Ai t

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar formimin e personave, të cilët ishin pjesë e grupit të punës, të cilët vendosë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i është drejtuar me një letër publike kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ku i kujton kontratën q

Edhe dietologia Blerina Bombaj ka dalë kundër nismës së kryeministrit Edi Ramës për të bërë pa makina të dielat nga tetori deri në mars 2

Sot ka filluar puna për riparimin e bankinave në shëtitoren Taulantia në Durrës.