Shtabi i Emergjencës: Ja të dhënat e fundit për situatën e pastërmetit në Durrës

25/01/2020 - 12:56

Në mbledhjen e fundit të Shtabit të Emergjencave në Durrës është bërë një përmbledhje e situatës së deritanishme në terren përsa i përket banorëve që ndodhen në hotele, çadra, lejeve të ndërtimit për riparimin e dëmeve etj..

Nga të dhënat e fundit, bëhet me dije se Bashkia ka akorduar deri tani 40 leje të përshpejtuara për riparimin e objekteve si pasojë e tërmetit.

NJOFTIMI I PLOTË

-Aktualisht në hotele ndodhen 1231 persona (rreth 380 familje) nga 3000 persona që ishin të strehuar në dhjetor, por kjo shifër përditësohet vazhdimisht.

-Në Bashkinë Durrës ka 589 familje që jetojnë në çadra, ose 2387 persona gjithsej. Sot të gjitha familjet jetojnë në çadra dimërore.

-IKMT-ja ka vijuar me prishjet e objekteve në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Bashkinë Durrës. Ditët e fundit janë prishur 7 objekte 1-katëshe në zonën e Ish-Kënetës. Pas prishjes së objekteve do të vijohet me pastrimin e inerteve.

-Deri më sot janë miratuar 40 leje të përshpejtuara për riparimin e objekteve si pasojë e tërmetit. Pas përfundimit të punimeve vetëm në këto 40 objekte do të rikthehen 1259 familje të prekura nga tërmeti. Kryesisht dëmtimet janë të nivelit DS3 dhe DS2.  Objektet me DS4 janë referuar pranë Institutit të Ndërtimit për akt ekspertizë të thelluar.

-Ka edhe 11 miratime për riparime leje objektesh shërbimi (4 hotele, objekte shërbimi të ndryshme, institucion QKF, call center).

-Në lidhje me bonusin e qerasë, nga listat paraprake me 3863 emra, 2200 prej tyre kanë kaluar për likujdim në drejtorinë ekonomike. Ndërkaq vijon shqyrtimi i dokumentacionit për pjesën tjetër të këtyre listave. Ky është një proces i vazhdueshëm që përditësohet ndërkohë vijojnë aplikimet e reja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompania ‘Durrës Container Terminal’ Sha dhe investitorë të tjerë në koncesionin e përpunimit të kontejnerëve në portin e Durrësit, kanë

Policia e Tiranës ka shoqëruar këtë pasdite një grup besimtarësh myslimanë, pasi kishte informacione se do të protestonin para Kryeminist

Sipas sizmiologëve, lëkundjet sizmike të ditëve të fundit nuk duhet të jenë motiv për frikë apo panik në rradhët e qytetarëve.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u ka dërguar shkresë zyrtare 5 prefekturave pasi në veri-perëndim dhe në jug të vendit priten stuhi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

61-vjeçari Gëzim Dervishi, pronari i çerdhes private "Kënaqësia" në Durrës i proceduar penalisht nga policia për dhunimin e të miturës 2-

Nga 22 deri më 25 shtator 2020, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi një kurs për hetimin e drogës, për 15 oficerë policie nga strukt

Vijon në të gjithë vendin, zbatimi i detyrave të përcaktuara në Planin e Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, k

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Një fëmijë 18-muajshe është dhunuar fizikisht në një prej kopshteve private në lagjen periferike numër 8 , “Çezma e Ferrës” në Durrës të