Shtyhet gjyqi për Shullazin, pritet shkresa e KLGJ për të qartësuar pozicionet e gjyqtarëve

20/01/2020 - 11:43

Shtyhet sërish gjyqi për Emiljano Shullazin. Kjo është hera e tretë që Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit shtyn seancën për Shullazin. Arsyeja është mungesa e njërit prej gjyqtarëve si dhe pritja e shkresave nga KLGJ për të sqaruar pozicionet e gjyqtarëve.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.

Edhe pse kërkesa ka shkuar që më 23 dhjetor 2019, KLGJ ende nuk ka kthyer përgjigje. Kështu pavarësisht se ndryshoi emri i gjykatës nga Krimet e Rënda në Gjykatën e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon që të jetë e njëjta situatë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

22 të arrestuar, janë ndaluar 3 shtetas të shpallur në kërkim, janë proceduar penalisht 7 shtetas, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtet

Një vit mbas tërmetit të 21 shtatorit ka përfunduar në bashkinë e Durrësit rindërtimi i banesave individuale të shkatërruara nga ky tërme

Një djalë i ri nga Shkallnuri i Durrësit i ka dhënë fund jetës sot duke u vetëvarur në banesë.

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Të hënën mbushet plot një vit nga tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter, i cili shkaktoi në Durrës dëme materiale që në atë kohë u vlerësuan në

Java e ardhshme pritet të sjelljë ulje temperaturash në të gjithë territorin në të dyja ekstremet.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 13 katëshe në Durrë

Shpërthimet e forta të komanduara, të regjistruara rreth orës 16.30, shembën muret e brendshme të pallatit 13 katësh në lagjen nr.17 në D

Shpërthime të njëpasnjëshme janë ndjerë në të gjithë Durrësin vetëm pak minuta më parë.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e Covid-19 në vend.