Shtyhet mbledhja e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës që ishte parashikuar për të premten në 25 shtator.

Lajmi konfirmohet nga kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i cili tregon arsyet në një postim në “Twitter”.

Hoti shkruan se është dakorduar me kryeministrin Edi Rama që mbledhja e parashikuar të premten, të mbahet më 2 tetor.

“Për shkak të seancës së Kuvendit të Kosovës, u dakorduam me Kryeministrin Rama që mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona, të paraparë për këtë të premte, ta mbajmë më 2 tetor. E falënderoj Kryeministrin Rama për mirëkuptimin dhe dy ekipet tona për përgatitjen e mbledhjes”, shkruan Hoti.