Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor te "Marie Kaçulini", bashkia shpjegon arsyen (VIDEO)

02/02/2019 - 12:45

Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor tek shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini”. Në muajin janar, duke ju referuar burimeve zyrtare të bashkisë, DurrësLajm bëri të ditur se data 4 shkurt do të shënonte ditën e nisjes së mësimit në shkollën e rikonstruktuar.

Të njëjtat burime konfirmuan sot se shkolla nuk është ende gati, pasi gjatë javës në vijim do të realizohet pastrimi i të gjitha ambienteve si dhe transportimi i të gjithë bazës didaktiko-mësimore (tavolina, karrike, pajisje të laboratorëve), do t’i jepet dora e fundit palestrës së shkollës etj.

Sipas bashkisë, ka qenë një kërkesë e vetë drejtorisë së shkollës për shtyrjen me disa ditë të nisjes së mësimit, në mënyrë që ambientet e reja të jenë në gjendjen e tyre optimale në momentin kur shkolla do të hapë dyert për nxënësit e saj. Të mësuar me pritjen gati 2-vjeçare, nxënësit, stafi pedagogjik dhe prindërit do të duhet të presin akoma.

Siç duket edhe në pamjet filmike të marra paraditen e sotme nga operatori i DurrësLajm, në ambientet e brendshme të shkollës ka ende punëtorë që po i japin dorën e fundit ndërhyrjeve që po kryhen në godinën që u ndërtua nga e para.

Që nga marsi i vitit 2017, nxënësit e “Marie Kaçulinit” detyroheshin të zhvillonin procesin mësimor pasditeve, në dy shkolla të tjera të qytetit, tek “Leonik Tomeo” dhe “Bernardina Qeraxhia”. 

Shkolla “Marie Kaçulini” u shemb tërësisht për të ndërtuar një shkollë të re. Bashkia e Durrësit akordoi 860 milion lekë për ndërtimin e saj. Nga 1050 metra katror që ishte godina e mëparshme e shkollës, është planifikuar që sipërfaqja e çdo kati të jetë 1550 metra katror.

Në godinë është parashikuar instalimi i sistemit qendror me ngrohje, ndërtimi i një salle multifunksionale, i palestrës, laboratorëve të ndryshëm etj.

M.B.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Bashkia e Durrësit ka vijuar me intensitet punën për pastrimin e përditshëm të qytetit. Larja errugëve dhe trotuareve, kryhet në orët e p

Tanimë, kompanitë e sigurimit edhe në Shqipëri do të detyrohen të dëmshpërblejnë të aksidentuarit në rrugë, ajër dhe det, që janë të sigu

Sipas Meteoalb, Shqipëria këtë të diel do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të transportuar drejt spitalit të Durrësit një person në gjendje të dehur.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë studentët jashtë Tiranës, teksa tha në emisionin “Kjo Javë” të

“Ne jemi shumë të fokusuar te rritja e standardeve të sigurisë ushqimore sidomos te produktet me origjinë shtazore”.

Pas përfundimit me sukses të fazës së parë në zonën e Durrësit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nisur aplikimin e proj

Si sot 21 vite më parë, Tirana përjetoi një nga ato situata të ngjashme me trazirat e vitit 1997.

AKU ndalon hyrjen e 46.2 tonë produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar dhe ndëshkon me 5.25 milionë lekë kundravajtje