Shtyhet sërish seanca për Shullazin dhe grupin, Zela debat me gjyqtaren

11/11/2019 - 12:12

Shtyhet seanca për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë. Në seancë u zhvilluan debate të ashpra midis të pandehurit Endrit Zela dhe gjyqtares Albana Boksi.

“Kam kërkuar dorëheqjen tënde, ti nuk na garanton një proces të drejtë dhe ligjor”, iu drejtua Zela gjykatëses, ndërsa u shpreh se nuk pranon avokat të caktuar kryesisht por avokatin e zgjedhur prej tij, Bledar Shanja i cili nuk është paraqitur në seancë për shkak të konfliktit të interesit që ka me gjyqtaren Boksi.

Gjithashtu avokatja e caktuar kryesisht në këtë seancë Eralda Brahimasi u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur më herët nga kjo gjykatë edhe pse kishte dorëzuar raport shëndetësor.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi vendosi që kërkesa e avokates është jo ligjore dhe aspak profesionale dhe për këtë arsye do ta referojë si rast në dhomën kombëtare të avokatisë Tiranë për sjellje joprofesionale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga mësues fiskulture në zotërues minierash, drejtues partie e më pas kryetar bashkie.

Banorët e një pallati shumëkatësh të dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit kanë kërkuar pasditen e sotme një ballafaqim me përfaqësuesi

“Të dhënat e  raportit të Indeksit Global të Hendekut Gjinor të Forumit Ekonomik Botëror të vitit 2020, tregojnë që për vitin 2019 Shqipë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha u shpreh se që nga momenti kur paralajmëroi videon e kryebashkiakut duke konsumuar kokainë në një ambj

Qeveria do të akordojë një bonus prej 250 000 lekësh përveç pagës për të gjithë ata mjekë, të cilët do të japin shërbimet e tyre në spita

Ministria e Arsimit ka vendosur të zëvendësojë ditët e bëra pushim në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës, Kurbinit, Shijakut, Krujës, Le

Ka mbërritur sot në Shqipëri ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka raguar pas protestës së sotme në Povelcë të Fierit, e mbështetur edhe nga dega

Detaje të reja janë zbardhur për Noel Dishi, 29-vjeç i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Tafçiut dy ditë më parë.

Ky ishte një ndër objektivat e Policisë së Shtetit në vitin 2013, që në njëfarë mënyre edhe u arrit, duke reklamuar përballë publikut një