Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptar. Ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm mjeku Ibrahim Kaziu, i cili shërbeu për dekada në spitalin e Dibrës. Kaziu ishte president i Urdhrit të Mjekut në Qarkun Dibër.

Prej muajsh ishte i vetmi mjek që trajtonte të gjithë të personat me Covid-19 nga Peshkopia, Bulqiza dhe Burreli .

Lajmi i hidhur bëhet i ditur nga një mesazh në “Facebook” nga ky spital, ku thuhet se “Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor”.

“U prehsh në paqe dr. Ibrahimi. Nje jete ne sherbim te popullit. Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Dibres për vite e vite me rradhë, si mjek dhe drejtues teknik ne Spitalin Dibër. Dr. Ibrahimi nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë, megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor. Te trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zot. Ngushëllime familjes për humbjen e rëndë!”,- shkruhet më tej në postimin e spitalit të Dibrës.

U prehsh në paqe dr. Ibrahimi Nje jete ne sherbim te popullit Dr. Ibrahim Kaziu ishte mjeku që me profesionalizëm…

Posted by Spitali Rajonal Diber on Tuesday, November 24, 2020