Pas dy ditësh luftë me flakët, zjarrfikësit e Gramshit kanë mundur të shuajnë zjarrin në pyllin e malit të Koshnicës, njësia Skëndërbegas.

Ajo që la pas zjarri është një pamje e dhimbshme: pyje të djegura, pemë të shkrumbuara duke krijuar një pamje të trishtë, kur nuk shikon më kurorën e gjelbër të pyjeve.

Flakët përpinë me dhjetëra hektarë pyje, pisha, pemë shekullore dhe shumë gjallesa e kafshë që pyllin e kishin shtëpinë e tyre. 

Në këtë zonë është hera e dytë që bie zjarr dhe ka qenë i qëllimshëm. Autoritet iu bëjnë thirrje njerëzve të tregohen të përgjegjshëm, pasi një gjest i vogël i pamenduar, kushton me dhjetra e qindra hektarë të djegur pyje. Në skenarin më të keq, rrezikon banesat dhe shtëpitë e banorëve.

Terreni malor, distanca e madhe, era e fortë favorizuan zjarrin e rënë, por në fund gjithçka mbaroi.