Sot pritet të jepet pretenca për Emilajno Shullazin dhe grupin e tij. Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 09:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Shteti përfaqësohet nga një grup prokurorësh, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela dhe zëvendësi i saj, Gentian Osmani.

Ndërkohë nga të dyja anët, forca të shumta policie kanë rrethuar Krimet e Rënda. Në gjykatë ndodhen edhe drejtues të policisë së Tiranës dhe efektivë civilë.