Shullazi në “41-Bis”/ Avokati: Propagandë, do të kundërshtojmë urdhrin

01/08/2020 - 19:49

Vendimi për izolimin e Emiljano Shullazit sipas regjimit “41-Bis”, është cilësuar një “operacion propagandistik” nga avokati i tij duke shtuar se që të hënën ky urdhër do të kundërshtohet në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë.

“SPAK-u, për të mbuluar impotencën dhe dështimin e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, së bashku me një Ministri Drejtësie të përgjumur, ndërmerr këtë operacion propagandistik për të bindur opinionin publik se krimi dhe korrupsioni po luftohet”, shprehet avokati i Shullazit.

“Klienti im i është servirur opinionit si maja e krimit të organizuar dhe çështja kundër tij u konsiderua sukses i luftës kundër krimit. Por gjithçka ishte reklamë. Zgjedhja e Emiljano Shullazit për regjimin 41-Bis është selektive dhe në dhunim të parimit të prezumimit të pafajësisë”, shton avokati.

Sistemi “41 BIS”, një model italian, përfshin të dënuar për rreth 20 vepra të rënda penale, si ajo e akteve terroriste, apo krime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Dhomat e izolimit në burgun 313 në Tiranë për të dënuarit VIP që do t’i nënshtrohen regjimit “41 BIS” ishin gati prej një viti. Tashmë aty janë vendosur 7 të burgosurit dhe paraburgosurit e parë. Ata janë Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqa, Endrit Zela dhe Genci Balla.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përmes një postimi në Facebook, gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka paralajmëruar se një tjetër emër i njohur i botës së krimit do të kth

Pedagogu i Universitetit të Arteve dhe skulptori i njohur, Arben Bajo humb betejën me Covid-19.

Këtë të diel, deri në mesditë moti parashikohet të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

“Është taktika që ndjek korrupsioni i nxitur nga babëzia. Gjithçka fillon dhe mbaron te babëzia.”

Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës zv.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 124 persona janë infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit, nga të cilet 4 jane regjistruar ne

Situata e infektimeve nga COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet serioze.

Zona historike e Durrësit, nga Amfiteatri te Kulla Veneciane, Kështjella, Hamami Mesjetar, duke përfshirë dhe disa shtëpi historike e ish

Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet, Këshilli Europian ka përditësuar listën rekomanduese të shteteve të c