Si do hetohen “të paprekshmit” në Shqipëri? SHBA publikon skemën (VIDEO)

20/08/2019 - 10:37

Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, ku tregon mënyrën se si do të funksionojë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK).

Ambasada e SHBA shkruan në Facebook se SPAK-u nuk do të kursejë askënd, përfshirë zyrtarët e lartë të shtetit, por edhe ish-zyrtarët. Sipas saj, ky institucion do të veprojë në mënyrë të pavarur dhe i pa ndikuar nga politika.

POSTIMI I PLOTË

Po pse nevojitet SPAK?

Në sistemin e vjetër gjyqësor, zyrtarët e nivelit të lartë të korruptuar dhe bosët e krimit të organizuar ishin të “paprekshëm” sepse gjyqtarët dhe prokuroret e korruptuar ose të kërcënuar nuk i nxirrnin përpara drejtësisë. Çmimin e paguante gjithë vendi.

Po si e korrigjon këtë problem SPAKU-u?

Do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë. Këtu përfshihen zyrtarë të tanishëm dhe ish zyrtarë të lartë. Anëtarët e SPAK do duhet të kalojnë vetingun dhe zgjidhen nga KLP, jo nga politikanë apo zyrtarë të korruptuar. Prokurorët e posacëm do ti nënshtrohen monitorimit të vazhdueshëm të financave dhe telefonave të tyre për të parandaluar korruptimin apo kanosjen e tyre.

“Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit”-thuhet në përshkrimin që shoqëron videon.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shkolla “Udha e Shkronjave” ka anuluar vendimin e saj për pezullimin e mësimit pasi Ministria e Arsimit njoftoi se do t’i hiqte licencën.

OSHEE Durrës njofton se në kuadër të investimeve që do të kryhen në rrjetin 110KW Rrashbull-Sallmone (Sukth) do të ndërpritet energjia el

Prokuroria e Posaçme ka vendosur t’i heqë masën e sekuestros së banesës 1 katëshe të Aldo Manishtës nga Shkodra i shpallur në kërkim në l

Kandidatë të shumtë, rreth 60,  do t’i nënshtrohen mesditën e së martës intervistës së strukturuar me gojë në ambientet e Këshillit Bashk

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhur sot pasdite sërish Task-Forcën e ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve shë

Ditën e enjte, në orën 17.00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës. Në rendin e ditës janë parashikuar 4 pika. 

Kontrollorët e trafikut ajror në Itali do të zhvillojnë një grevë 24 orëshe të martën, e si pasojë priten anulime apo vonesa të fluturime

Janë kthyer nga Italia dy të mbijetuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këtë të hënë, Presidenti Ilir Meta kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion tre zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë pë

Prej shtatorit të 2017-ës, pajisja e tahografit ka dalë jashtë funksioni në Drejtorinë e Shërbimt të Transportit Rrugor në Durrës, aty ku