Paraditja mbetet me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Por në vijim parashikohet përmirësim gradual i motit në territorin shqiptar, duke bërë që vranësirat të spostohen përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, dukë krijuar dallgëzim 4 ballë.