Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta në zonat jugore.

Ndërsa në zonat qëndrore dhe veriore do të kemi zhvillim të vranësirave herë pas here duke sjellë rrebeshe të pakta shiu, më të dukshme reshjet do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë.