Si e ndryshoi qëndrimin për Teatrin, drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës

26/05/2020 - 22:52

Zbulohen të tjera detaje nga vendimi i paligjshëm për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka publikuar një intervistë të drejtoreshës së Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani në vitin 2015-të ku thoshte se godina nuk përbënte rrezik, por 5 vjet më pas ka ndryshuar qëndrim.

Në shkurt 2015, firmëtarja e prishjes së Teatrit në Këshillin Bashkiak të Tiranës, do të shprehej se, godina nuk rrezikon të shembet, ndërsa specialistët e IMK-së kishin punuar për përmirësimin e kushteve dhe parametrave të tij.

“Objekti ku sot zhvillon aktivitetin Teatri Kombëtar ka pësuar dëmtime. Raporti i hartuar nga specialistët e IMK pasqyron në mënyrë të hollësishme gjendjen. Në këtë raport NUK bëhet fjalë për jetëgjatësinë e objektit, i cili në vetvete NUK RREZIKON, por i përmirësimit të kushteve dhe parametrave për funksionimin e tij – deklaronte Dollani.

Në datën 16 korrik 2015, e njëjta drejtoreshë i dha Teatrit Kombetar statusin ligjor “Në Mbrojtje Paraprake”, ndërsa tashmë e njëjta drejtoreshë si pjesë e Këshillit Bashkiak ka firmosur prishjen e Teatrit Kombetar. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, thotë se për shkak të numrit të lartë të rasteve të reja me koronavir

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, dhe deputetët e Qarkut të Durrësit, nën drejtimin e kryetares së Komisionit, znj.

Komisioni Evropian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Sh

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 56-vjeçarin me iniciale R.S., i cili akuzohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitur

Sot u zhvillua mbledhja e dytë e Komitetit Rajonal për Zhvillimin e Turizmit, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Durrës Roland Nasto, ku

COVID-19 futet në gjykatën e posaçme kundër krimit e korrupsionit duke pezulluar proceset gjyqësore për ditën e sotme, pasi ka prekur një

Ushtria shqiptare ka zhvilluar dje një operacion për pastrimin e ishullit të Sazanit nga municionet luftarake të depozituara atje ndër vi

Ambasada gjermane në Shqipëri paralajmëron qytetarët e saj lidhur me udhëtimet drejt vendit tonë duke paraqitur kornizën e situatës me pa

Nga 90 rastet e reja me koronavirus të identifikuar në të gjithë vendin, 15 janë regjistruar në Durrës.