Në orën 13:00 hyri në fuqi urdhri i ri, i cili ndalon të gjitha lëvizjet në të gjithë Shqipërinë deri në orën 05:00 të së hënës. Më pas për gjithë javën në vijim, do të ketë një fashë të lëvizjes nga ora 05:00 – 13:00, por kjo fashë nuk do të përdoret për grumbullime, por vetëm për nevojat urgjente të familjes.

Sakaq, në rrugët e Durrësit, Policia Ushtarake dhe Forca Tokësore me mjetet e blinduara “HUMVEE” kanë nisur patrullimin në qytet, në mbështetje të policisë për disiplinimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të vendosura këto ditë.

Duket si “gjendje lufte”, e në fakt ashtu siç e ka shprehur vazhdimisht kryeministri Rama, kjo është një luftë, por kundër një armiku të padukshëm, COVID-19!