Si ishte trafiku sot në aksin Plepa - Golem (VIDEO)

22/07/2018 - 21:20

Kjo ishte situata e trafikut këtë të diel në rrugën dytësore Plepa - Golem, e cila rëndohet gjatë fundjavës për shkak të fluksit të pushuesve që u drejtohen zonave turistike të Durrësit.

Në njërin sens, atë nga Golemi për në Durrës, trafiku ishte i rënduar, ndërsa në sensin tjetër rruga ishte e lirë.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, policia e Durrësit iu dha disa këshilla drejtuesve të automjeteve, që përshkojnë aksin rrugor Plepa-Golem, për të evituar radhët e gjata në trafik dhe aksidentet e mundshme.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Plepa - Golem, Policia Rrugore Durrës me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme në këtë aks këshillon drejtuesit e mjeteve sa më poshtë:

gjatë orarit të pasdites të qarkullojnë në intervale kohe të ndryshme dhe jo në mënyrë të menjëhershme;

të mos kryejnë manovra të gabuara si : parakalime, mos -respektim të normave të shpejtësisë,  mos - ruajtje të distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje etj.

drejtuesit e mjeteve që kanë ardhur me pushime në zonën e Golemit, Mali i Robit të qarkullojnë në drejtim të Mbikalimit të Kavajës për të dalë në autostradë për në Tiranë për shkak të ngarkesës.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas ish-drejtorit të Burgjeve dhe ish-deputetit socialist Arben Çuko, i cili u arrestua të dielën për korrupsion pasiv, një tjetër ish-de

Dy automjete tip “Benz” janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë në qytetin e Durrësit.

Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës, i cili duke iu referuar një mesazhi nga qytetari dixhital, shprehej se për

Me kërkesë të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit ka arrestuar këtë të diel ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Ç

Një informacion i marrë në rrugë operative se Klemend Balili ndodhet në Shkodër, vuri në lëvizje forcat speciale të cilat u nisën nga Tir

Dita e nesërme parashikohet të jetë me rënie temperaturash dhe reshje shiu.

Batalioni i Forcave Speciale ka kremtuar 20-vjetorin e krijimit, ditë e cila u shndërrua në festë, ku morën pjesë edhe familjarët e pjesë

Ish-kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’, Kreshnik Spahiu ka humbur nënën e tij.

Policia Rrugore e Tiranes ka vijuar pergjate fundjaves kontrollet me drager e radar ne rruget interurbane dhe urbane.