Si ja "hodhi" gjykatës së Durrësit autori i atentatit mafioz

Postuar: 12/10/2017 - 17:10

   Laert Haxhiu, i shpallur në kërkim për masakrën e djeshme në Lushnje, është arrestuar në vitin 2015, si shitës i një sasie prej 1.2 kg heroinë. Kjo akuzë nuk rezultoi e provuar nga Gjykata e Durrësit, e cila në maj 2016 vendosi dënimin e tij vetëm për “moskallëzim krimi”.

Në qershor të vitit 2015, Laert Haxhiu, një nga personat e shpallur në kërkim për masakrën e së mërkurës e djeshme në Lushnje ku mbetën të vrarë dy persona, është arrestuar si shitës i një sasie prej 1.2 kilogramësh heroinë.

Ai është dërguar si i pandehur në Gjykatën e Durrësit për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në bashkëpunim. Ndonëse prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg, gjykata ka vlerësuar se ai duhet të fajësohej vetëm për akuzën e “moskallëzimit të krimit”. 

“ABC News” ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës së Durrësit të datës 19 maj 2016, sipas të cilit, Haxhiu është dënuar me vetëm 17 muaj e 10 ditë burg. 

I shpalluri në kërkim për masakrën është arrestuar nga policia në maj të vitit 2015, në ambientet e lokalit të një karburanti në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë. Sipas prokurorisë, ai ishte një nga dy shitësit e sasisë së heroinës, që u shkëmbye në parkingun e karburantit.

Në momentin e ndërhyrjes së policisë ai u hodh nga një lartësi, ku edhe dëmtoi këmbën. Por në përfundim të shqyrtimit gjyqësor gjykata vlerësonte se nuk provohej përfshirja e tij në pazarin e drogës.

“I pandehuri Laert Haxhiu duke qenë prezent në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike ka marrë dijeni për një krim dhe kishte detyrimin për të kallëzuar atë”, arsyetonte gjykata. 

Sipas vendimit, tre të pandehurit e tjerë të së njëjtës çështje Saimir Taullau, Kastriot Zaimi dhe Afrim Demiri u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

Në vendimin e Shkallës së Parë të Durrësit zbardhen edhe bisedat e përgjuara të të pandehurve pas arrestimit, ku ata diskutojnë për origjinën e drogës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Në Shqipëri Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sot nga parlamenti autorizim për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri,

   Duket se pati një nxitim politik për t’u mbledhur sot në orën 19:00 në një proces që do t’i hapte rrugë procedurave që çojnë në heqjen

   Prokuroria për Krimet e Rënda iu drejtua këtë të Enjte Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për heqjen e mandatit të deputetit Saimir

   Këshilli i Rregullores dhe Mandateve do të mblidhet paraditen e së premtes për të vendosur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për heq

   Në shkresen qe Prokuroria e Krimeve te Renda i ka dorezuar Kuvendit te Shqiperise per heqjen e imunitetit te ish Ministrit Saimir Tahi

   Simpatizantë të PS-së dhe jo vetëm janë mbledhur përpara shtëpisë së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Zyra e Erasmus+ në bashkëpunim me grupin e Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë 
(HERE), ka organizuan në ambientet e Universitetit

*Përgjimet e bandës së Habilajve të kryera nga autoritetet italiane japin grimca nga jeta e trafikantëve, rreziqeve, ulje-ngr

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të