Gjyqtarja Enkeleida Hoxha që mori vendimin për lirimin e Endrit Dokles ka shqyrtuar më përpara dhe 5 kërkesa të këtij të dënuari shkruan Ora News.

Redaktori i këtij televizioni, Trashgim Sokolaj ka shpjeguar të 5 vendimet që gjyqtarja Hoxha kishte marrë pro Endrit Dokles 

“Ka shqyrtuar një rast të kërkesës së uljes së dënimit të Endrit Dokles me 2 vjet burg përfituar nga aministia e vitit 2014. Llogaritja e kësaj zbritjeje është bërë në shkelje të ligjit sepse intepretimi që bën gjykata nuk merr parasysh zbritjet që i pandehuri ka përfituar gjatë viteve për efekt të amnistisë. E njëjta gjyqtare ka shqyrtuar një kërkesë për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut për kryerjen e dënimit. Në vendimin e gjykatës së Lartë që dënoi Endrit Doklen ishte caktuar që ai do të kryente dënimin në burg të sigurisë së lartë, por gjyqtarja me vendim i ka ndryshuar llojin dhe e ka kaluar në burg të sigurisë së zakonshme. Gjyqtarja Hoxha ka shqyrtuar gjithashtu edhe dy raste të uljes së dënimit të këtij personi. Madje dhe një kërkesë të Endrit Dokles për përjashtimin e gjyqtares Engjëllushe Tahiri e cila nuk kishte pranuar kërkesën e Dokles. Kjo është dhe një nga faktet që prokuroria në dosjen e apelit e ka ankimuar.”