"Si mund të banosh në atë pallat që është anuar?" Banorët në Durrës protestë para bashkisë (VIDEO)

28/02/2020 - 13:07

Kanë sfiduar të ftohtin therrës dhe shiun për të qëndruar me orë të tëra në shenjë proteste para bashkisë së qytetit. Nuk kanë gjetur zgjidhje dhe sërish me këmbëngulje kërkojnë një të tillë.

Janë banorët e pallatit numër 8 në lagjen nr.5 në Durrës me 48 hyrje që nuk lëkunden nga kërkesa për t’u riparë godina 13 katëshe në të cilën blenë shtëpi, dhe tani janë pa një çati mbi krye. 

Në mbyllje të procesit të deklarimit online të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të shkuar, banorët kanë protestuar sot para bashkisë së qytetit.

Kjo protestë e ripërsëritur ka të bëjë me kërkesën e banorëve për rishikim të ekspertizës së pallatit. Bashkia e ka vlerësuar dëmin e shkaktuar nga tërmeti te pallati 13 katësh me DS2, ose dëme të vogla të riparueshme, por banorët thonë se pallati i tyre është anuar më shumë se 60 centimetra. Ata thonë se nuk mund të aplikojnë në bashki për rikonstruksion pallati ndërkohë që e gjithë godina është rrezik potencial për jetën e tyre.

Banorët kanë marrë privatisht inxhinierë dhe nga matjet e bëra ka rezultuar se pallati është anuar. Sipas tyre godina është e pasigurt, e pabanueshme, dhe asnjë prej banorëve nuk jeton aty si pasojë e frikës. 

Fundi i muajit shkurt përkon me mbylljen e afatit të deklarimit online nga banorët në bashki për dëmet e tërmetit. Por shumë banorë gjatë kësaj kohe nuk janë dakord me klasifikimin e pallateve të tyre duke bërë që të protestojnë për të gjetur të drejtën e tyre.

Rreth 10 mijë familje kanë aplikuar deri tani për fondin e rindërtimit pasi banesat e tyre kanë pësuar dëme të cilat janë verifikuar nga inxhinierët e bashkisë e janë klasifikuar nga shkalla DS1 me dëme të vogla deri në shkallën numër DS 5 të pabanueshme për t’u shembur.

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sipas MeteoAlb, deri në orët e mesditës vendi ynë këtë të shtunë do të jetë me vranësira të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e konf

Komisioni i Venecias duket se i ka dhënë një “shuplakë” tjetër mazhorancës, pasi i dha të drejtë Metës për emërimet në KED.

Gjykata e Posaçme e Apelimit ka hequr masën e pezullimit për gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci duke i dhënë të drejt

Një ditë pas shembjes së pallatit 6-katësh në lagjen nr.11, bulevardi "Dyrrah" tashmë është i lirë për qytetarët e Durrësit.

Pas 10 ditësh, banorët e kompleksit "Jedas" në Durrës janë rikthyer protestës para bashkisë së qytetit mëngjesin e sotëm.

Një granatë e paplasur është gjetur afër Drejtorisë së Policisë Tiranë teksa punonjësit e UKT po gërmonin për një kanal.

Paga e luftës ka mbledhur pranë drejtorisë së Tatim Taksave mesditën e sotme reth 100 punonjëse të fasonerisë "The Star" në Durrës.

Kolapsi mjedisor që ka përfshirë Durrësin në prag të sezonit turistik me çështjen e mbetjeve urbane, shqetëson jo pak banorët e këtij qyt

"Më shumë se 40 mijë receta me rimbursim kanë marrë falas pacientët kronikë në këto muaj të epidemisë së COVID19 në vendin tonë, krah