“Bild” ka publikuar sot 16 përgjime, në përgjimin e fundit është një bisede mes një votuesi dhe një personi që është marrë me zgjedhjet e PS, ku diskutojnë se çfarë do të shkruajnë në fletën e votimit.

PËRGJIMI I 16-të

Konfirmimi se votat janë blerë. Bekim Krashi bisedë me një votues. Një votues duket se është paguar për të hedhur votën e tij për kandidatin e PS. Ai flet me  një personin që e ka paguar atë, Bekim Krashin dhe e pyet atë se çfarë duhet të shkruaj në fletëvotim kur ai voton.

Votues: Si kalove?

Bekim Krashi: Ç’a bone?

Votues: Hiç mirë

Krashi: Eh

Votuesi: Si do të votoj unë?

Krashi: Si?

Votues: Për kë të votojmë na? Drini jam

Krashi: Kush?

Votues: Drini, Drini jam or ti

Krashi: Njëshin, njëshi o Drin

Votues: Me ça do votojmë or ti, si do ta konfirmojnë votën

Krashi: Bëj një vizë tek numri një dhe kaq.

Votues: Si? Si?

Krashi: Nuk di mor thuaj, se do vi unë ta them nga afër

Votues: A do vish tek unë?

Krashi: Po po jam tu ardh