Një natë më parë ndezën zjarret në lagje, për të djegur të këqijat e dimrit. Në mëngjes u zgjuan e hëngrën vezë të ziera, ballokume dhe vendosen veroren për ta hequr më pas kur dallëndyshja e parë e pranverës të mbërrijë.

Kështu durrsakët janë zgjuar nga dimri i këtij viti, duke lënë pas jo vetëm temperaturat e ulëta por edhe plogështinë e gjithçka tjetër që mbetet me stinën e ftohtë.

Fëmijët me prindërit e gjyshërit për dore, kanë larguar veshjet e trasha e me gjallërinë që sjellë stina e re e luleve, kanë mbushur tej e për tej të gjithë rrugët e bulevardet e qytetit duke u drejtuar për nga shëtitorja buzë detit, aty ku përfundon shëtitja e tyre.

Pranvera sjell me vete jetën e re e optimizimin, që është topitur nga dimri. Më të gjallë janë fëmijët që ju gëzohen rrezeve të ngrohta të diellit. Verorja me fillin e kuq e të bardhë, simbolizon shëndetin e fëmijëve në stinën e re.

Sipas traditës së hershme e cila në zona të ndryshme të Shqipërisë festohet në mënyra të ndryshme, zonjat e shtëpisë janë zgjuar herët e kanë bërë byrekun. Nga zona e Korçës, byrekut i hidhet leku, për të parë kush do të jetë me fat në familje, në zona të tjera mblidhen barishte e bëhet byreku i stinës. Nuk mungojnë ballokumet të cilat kanë emra të ndryshëm por janë I njëti produkt me të njëjtët përbërës.

Ndjekim prononcimet e marra për DurrësLajm.