Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka postuar një video nga momenti i aksionit të forcave të armatosura për shpëtimin e një 42-vjeçari nga kanionet e Erzenit gjatë një ekskursioni te shpella e Pëllumbasit.

"Forcat e armatosura në shërbim të çdo shqiptari!
Shikoni profesionalizmin e pilotëve dhe teknikëve trima të Forcës Ajrore, të cilët dje evakuuan një 42-vjeçar nga kanionet e Erzenit, i lënduar gjatë ekskursioni te shpella e Pëllumbasit
", shkruan Xhaçka.

Gazmend Gugalli rrëshqiti nga lartësia dhe për pasojë ndrydhi këmbën. Pas njoftimit efektivët e policisë arritën të nxirrnin 42-vjeçarin nga rrëpira që kishte rënë. Më pas ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.